Skënder Nika i cili u dhunua gjatë ditës së sotme, ka rrëfyer për News24, detaje nga ngjarja e rëndë. Ai është shprehur personat që e dhunuan i janë prezantuar si policisë.
“Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time. Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha ai.
Ngjarja ndodhi në fshatin Arst, në Bashkinë e Fushë Arrësit, ku një çift bashkëshortësh u dhunuan nga persona të paidentifikuar.
Autorët dyshuan se u zunë në pritë, dhe dhunuan Skënder Nikën dhe Bardhe Nikën. Çifti përfunduan në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
