E ftuar në emisionin ‘Opinion’, moderatorja Alketa Vejsiu foli për eksperiencën e saj në Sanremo, ku ishte prezantuese në natën tretë të këtij festivali, së bashku me Amadeus.

Ajo rrëfeu për emocionet e forta, në momentin që kishte marrë vesh lajmin e madh, por edhe për kritikat, me të cilat u përball.

Pjesë nga intervista:

Blendi: Si shkuat në Sanremo, ju paralajmëruat diçka në rrjete sociale duke thënë diçka po ndodh… Çfarë prisnit?

Alketa Vejsiu: Intuitivisht kisha besimin se do të ndodhte Sanremo dhe 3 minutat e mia i kisha thuajse në xhep, e dija që për diçka po punohej… 3 minuta po ato 3 minuta vlejnë sa një jetë e tërë, sa 20 vite punë që kam bërë në Shqipëri dhe për mua ishin shumë të rëndësishëm një vitrinë e jashtëzakonshme… Duke ikur në Kosovë për të bërë provën e fustanit sepse unë dua të jem gjithnjë gati kur më vijnë gjërat shikoj që në intagram vijnë mesazhe urimi ‘urime për Sanremon’,ja dole të jesh në Sanremo mendova diçka ka ndodhur…Shoh konferencën për shtyp të Amadeusit që nuk e dija fare që ishte Live …

Blendi Fevziu: Kishe idenë që do të shkoje për monologun po jo për të prezantuar

Alketa Vejsiu: Fare…dhe ndaloj makinën isha afër Morinës valë nuk kishte dhe bëj një të qarë të ekzaltuar. Ishte një gëzim nuk e di fluturoja …

Blendi Fevziu: Përse të kishin përzgjedhur?

Alketa Vejsiu: Ky vit ishte i grave në Sanremo

Blendi Fevziu: Po bota e ka si e përdor gruan, bota e ka debatin për gruan si e përdor, pra i jep përgjegjësi gruas nuk e përdor si valettë

Alketa Vejsiu: Unë nuk mendoj se asnjëra nga ne ishte valettë

Blendi Fevziu: Nuk e kam për ju e kam me pjesën më të madhe të prezantueseve…bashkëprezantuesja juaj njëherë në natën e tretë në mënyrë absolute po për mendimin tim personal.

Alketa Vejsiu: Status është dhe ai të jesh gruaja e burrit më të suksesshëm, më të ndjekur dhe një gjeniu siç është Cristiano Ronaldo.

Blendi Fevziu:E morët vesh se për çfarë ishin përzgjedhur

Alketa Vejsiu: Unë isha përzgjedhur për aftësinë time…

Blendi Fevziu : Argumentimi…

Alketa Vejsiu: Nata e tretë ku unë isha pjesë, ishte nata ndërkombëtare …ishim dy vajza të huaja.

Blendi Fevziu: Ndërkohë në revistën Class pati sulme të personazheve të tjerë publik, u duk sikur nuk e përjetove dot mirë qoftë dhe kritikat që vinin…

Alketa Vejsiu : Po unë jam një vajzë e ndjeshme dukem kështu e fortë, por mbas ekranit të atij telefonit ndonjëherë rreshket ndonjë pikë lot lëndohem, mërzitem dhe unë patjetër…ishte një luftë jo e ashpër po shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë, sepse në këtë vend nuk mund të vriten …

Blendi Fevziu:… Dhe mendoni se duhet kthyer me të njëjtën monedhë?

Alketa Vejsiu: Nuk ja kam kthyer me të njëjtën monedhë …zgjidhet kjo gjë duke futur ingranazhet e të keqes në lëvizje. Është një deformim social i tmerrshëm duhet të zbutet, diskursi publik duhet te jetë konstruktiv duhet të ketë kritikë, kritika konstruktive…Unë i hap rrugën të gjithë atyre që kanë të drejtë dhe them shiko ka të drejtë ky analisti…por kur ka ligësi dhe të padrejtën nuk i hap rrugë, jam këtu për mos ti hapur rrugë dhe jam këtu për…

Blendi Fevziu: Edhe sikur të jetë ligësi nuk mund t’ia kthesh me të njëjtën monedhë

Alketa Vejsiu: Unë nuk ja kam kthyer në një njëjtën mënyrë kam gazetare në redaksinë time të cilat më kërkuan të jenë të lira, e lashë të lirë patjetër diçka mund të ishte kursyer ishte ironi, askush nuk mendoi për mua e bullizuam apo jo, nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb