TIRANË

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, ka reaguar në lidhje me ndalimin e disa aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga policia.

Në reagimin e saj, ambasada britanike thekson se mbështet çdo tubim paqësor, ndërsa shton se duhet që të bëhen hetime për çdo pretendim për përdorim të dhunës.

  • foto galeri

Postimi i ambasadës britanike në Shqipëri:

Ambasada Britanike ?? ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në #Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb