Agim Ademi do të qëndrojë në izolim për të paktën 48 orë. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikatë të lëshuar për media.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte ftuar sot për t’u intervistuar. Paraprakisht, dje ishte intervistuar drejtori i financave në Federatën e Futbollit të Kosovës, Agim Gashi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale ‘Keqpërdorimi i besimit’, nga neni 330 dhe ‘Shmangie nga tatimi’, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb