Në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, sot është ditë zie në Kosovë.

Njoftimi për shpalljen e kësaj dite u bë të enjten nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu,

“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar ajo.

Akademiku Qosja ndërroi jetë të enjte në moshën 89-vjeçare dhe u varros në varrezat e Dragodanit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: