Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Birçe Hasko.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Begaj shprehet se bota e artit humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj.
Reagimi
Bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj.
Përveçse la gjurmë të çmuara si një aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, si pedagog i nderuar i shumë brezash aktorësh.
Lamtumirë “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko!
