TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta shprehet i tronditur për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID-19. Meta shkruan se është një dhembje e madhe që na ka lënë pa fjalë.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.
Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!
Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona!”, shkruan Meta.

Meta Fb Fino
Meta Fb Fino

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb