Pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish- presidentit Bujar Nishani, ka reaguar edhe deputeti socialist Petro Koçi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Koçi ka rikujtuar një takim me të ndjerin ne Shtetet e Bashkuara. deputeti socialist e ka vlerësuar figurën politike të ish-presidentit si një politikan serioz dhe një figurë e rëndësishme e Parisë Demokratike.

“Me keqardhje mesova ndarjen nga jeta te Bujar Nishanit, ish President i Republikes.
Kemi bashkepunuar ne vitet 2005-2009 ne drejtim te Komisionit te Sigurise Kombetare ne Kuvend.
Eshte rasti te kujtoj nje vizite te asaj kohe bashke me kolegun Nishani ne SHBA, kur zhvilluam takime ne Komisionet e Sigurise ne Senat dhe Kongres, ne Pentagon, ne CIA, ne Departamentin e Shtetit etj.
Ishte politikan serioz. Nje figure e rendesishme ne PD.
Si President respektoi Kushtetuten.
Ngushellime familjes, kolegeve dhe Partise Demokratike!”, ka shkruar ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb