TIRANË

Kreu i PAA, Agron Duka ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me lajmin për ndarjen nga jeta të ish deputetit të PS, Marko Bello. “Një lajm i hidhur, i pabesueshёm edhe në këtë vit të mbrapshtё.” shkruan Duka ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes Bello.

“Miku buzagaz, bashkëpuntor i kohëve të vjetra dhe sfidave të reja, ishte një vlerë e shtuar në jetën e secilit prej nesh që kemi pasur fatin të ndajmë me Markon momente jete.

Një humbje e madhe për sferën tonë publike, të cilës do t’i mungojë angazhimi i një ofintelektuali aktiv si Profesor Marko. Ngushëllimet më të ndjera familjes Bello, i jam pranë në këtë dhimbje tronditëse. Lamtumirë Marko. I paharruar kujtimi yt! ” shkruan Duka në mesazhin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb