Një tjetër mjekje ka humbur jetën në vendin tonë.  Mësohet ka ndërruar jetë mjekja Obsetre-Gjinekologe, që ishte dhe pedagoge e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Dr. Suela Muça.

Lajmin e ka dhënë Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Spitali Geraldinë, i cili shkruan në një mesazh në “Facebook” se “kjo është nga ato ndarje jete që të mpijnë, të lënë pa fjalë”.

Mesazhi:

Është ndarë nga jeta Dr. Suela Muça! Mjeke gjinekologe, nënë dhe kolege e mrekullueshme. Është nga ato ndarje jete që të mpijnë, të lënë pa fjalë. E vetmja gjë që mund të thuash në momentin e parë është: “Ishte shumë e mirë në çdo drejtim.”
Dr. Suela Muca ka kryer specializimin me rezultate të shkëlqyera në S.U.O.GJ ”Mbretëresha Geraldinë”.
Puna e saj si gjinekologe në sektor privat dhe shtetëror është karakterizuar nga korrektësia, serioziteti, aftësia dhe komunikimi i shkëlqyer. Mirësia i buronte nga çdo drejtim të mirës Suelë.
Në mes të dhimbjes së saj ajo rrezatonte vetëm mirësi!
Stafi i Spitalit “Mbretëresha Geraldinë” i shpreh ngushëllimet prindërve, bashkëshortit, djalit dhe familjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb