SARANDE-Një person ka mbetur i vrarë, pas një grabitje të ndodhur në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës së të shtunës në fshatin Shkallë të bashkisë Konispol.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se një grabitës ka hyrë në lokalin shtetasit A.P ndërsa ka tentuar që të vjedh.

Ndërkohë, biznesmeni i gjendur përballë kësaj situate ka kërkuar ndihmën e një bashkëfshatari të tij, Pajtim Shehu, 43-vjeç, nga Konispoli. Gjate përleshjes, grabitësi ka qëlluar me plumb pistolete ne koke Shehun duke e vrare.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në lokalin në fjalë, ndërsa nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

POLICIA: 19 TË SHOQËRUAR SI TË DYSHUAR, ËSHTË BLLOKUAR NJË MJET QË MUND TË KETË LIDHJE ME NGJARJEN
Policia e Sarandës ka zbardhur disa nga detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 44-vjeçar. Sipas bluve, janë shoqëruar 19 persona, të cilët dyshohet të kenë lidhje me grabitjen, ku u morën 10 mijë lekë të reja.

NJOFTIMI
Më datë 13.02.2016 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, rreth orës 03:00 është marrë njoftimi se në fshatin Shkallë është vrarë me armë zjarri një person. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se një person i paidentifikuar ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit: A. B. në dalje të fshatit Shkallë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar se një person i paidentifikuar ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit: A. B. në dalje të fshatit Shkallë.
Pronari i lokalit që ka edhe banesën ngjitur me lokalin ka dëgjuar se dikush ka hyrë në lokalin e tij dhe ka njoftuar një bashkëfshatarin e tij për ndihmë, shtetasin P.Sh.

Gjatë momentit që bashkëfshatari po shkonte për ndihmë, personi i paidentifikuar ka qenë duke u larguar nga lokali nga ku kishte marre rreth 10,000 lekë të rinj (monedha) dhe në anën e pasme të lokalit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin: P.Sh. 44 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur. Autori i ngjarjes është larguar menjëherë pas kryerjes së krimit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor si dhe janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit. Deri më tani, Policia ka shoqëruar 19 persona (si të dyshuarit kryesorë në atë zonë) si dhe është bllokuar një automjet i cili mendohet se mund të ketë lidhje me autorin (ngjarjen). Gjithë strukturat e Policisë, specialiste kriminalistikë dhe të krimeve të rënda të Policisë Vlorë, janë duke punuar për dokumentimin e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: