Ish i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serri, Richard Grenell ka marrë një kërcënim me vdekje në adresën e tij zyrtare në Instagram.

Grenell ka publikuar vetë kërcënimin dhe rezulton se një shqiptar me emrin Bekim Xhika i shkruan ‘’Nëse vjen në Shqipëri do të të presim kokën. Të gjithë po të presim. Nuk harrojmë, mos e harro këtë’’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)


Ai thotë se ky rast duhet raportuar në policinë lokale shqiptare pasi nuk reflekton qytetarët shqiptarë.

Ky irritim ka ardhur për shkak të ndërimit që i bëri Grenell serbëve Vidovdanin në 630-vjetorin e Betejës së Kosovës.

Në këtë betejë ku fise nga ballkani u mobilizuan kundër Perandorisë Osmane u vra princi Llazar, ndërkohë Grenell i ka cilësuar serbët si heronj të kësaj beteje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb