Ndeshja e parë e Superligës për sezonin e ri mes Skënderbeut dhe Partizanit, e cila po luhet aktualisht, ka degjeneruar në dhunë mes dy tifozërive të skuadrave.

Para fillimit të kampionatit është rënë dakord që në sfidat e Superligës këtë vit të mos këtë më policë në stadiume dhe që sigurinë do ta afrojnë kompanitë private.

Ky eksperiment duket se ka dështuar që në start. Pas sharjeve që nuk kanë reshtuar përgjatë gjithë lojës, në minutën e 72-t tifozët e dy skuadrave duke përfituar nga rojet e pakta të sigurisë janë futur në fushë duke u përleshur me njëra-tjetrën. Ata nuk kanë kursyer gurët dhe sendet e forta, duke bërë që ndeshja e futbollit t’i ngjaj më shumnë një arene të madhe boksi.

Normalizimi i situatës ka ardhur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat sipas urdhërit të ri qëndrojnë jashtë stadiumit në momentet kur luhet ndeshja. Për ngjarjen policia ka bërë shoqërimin e disa tifozëve në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb