Ndahet nga jeta nënkryetari i Shkupit dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Enver Maliqi.  Duke mos përmendur arsyen e vdekjes, nga Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale theksojnë se “humbëm një njeri me vlera të larta”.

“Me keqardhje ju informojmë se sot ndërroj jetë afaristi i njohur shkupjan Enver Maliqi ? .
Njeriu që kontriboi në zhvillimin e ekonomisë së shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
Ngushëllime familjes Maliqi dhe gjithë shoqërisë.” thuhet në postim.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Maliqi u zgjidh anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BD), ndërsa më pas u emërua zv/kryetar i Qytetit të Shkupit nga ana e kryetarit Petre Shilegov.

Maliqi ka qenë i njohur si një biznesmen i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e rajonit, duke poseduar kompani në fushën e shpërndarjes së mallrave, patundshmërive, si dhe hoteleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb