ITALI-Michele Ferrero, pronar i perandorisë globale të çokollatës “Nutella”, ka ndërruar jetë të shtunën në moshën 89 vjeçare, në shtëpinë e tij në Monte Karlo, pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan nga kompania e tij “Ferrero”.

Pasuria e tij sipas revistës të biznesit Forbes, në maj të vitit 2014 është vlerësuar me 23.4 miliardë dollarë dhe ai u rëndit në vendin e 30-të, e njerëzve më të pasur në botë.

Menjehërë në mediat italiane ka filluar sulmi, pas vdekjes së Michele Ferrero që mund të shkaktojë probleme me zgjedhjen e pasardhësit të tij në pozitën e pronarit në kompani, dhe ndoshta probleme edhe në kompaninë familjare “Ferrero” që është në rritje pavarësisht nga recesioni i gjatë italian që nga Lufta e Dytë Botërore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: