TIRANE- Bashkia e Tiranës ka reaguar sot në lidhje me diskutimet që janë zhvilluar sot në seancën plenare në Kuven, sa i takon ndërtimit të pallateve tek Diga e Liqenit Artificial. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, Bashkia pohon se leja e ndërtimit të pallateve në fjalë është bërë me firmën e Lulzim Bashës, në kohën kur ai drejtonte bashkinë e kryeqytetit.

“1. Vendimi për dhënien e lejes është marrë pas moratoriumit për ndalimin e ndërtimeve (moratoriumi është vendosur në dt.22.08.2014, kurse leja në fjalë mban dt.14.10.2014).

2. Leja është dhënë në kundërshtim me vendimin Nr.4 dt. 06.01.2015 i Komitetit Kombëtar të Digave, i cili ka miratuar edhe “Studimin hidroteknik për sigurinë e digës së liqenit artificial të Tiranës dhe masat mbrojtëse nga diga”, duke theksuar rrezikshmërinë e ndërtimeve nën Digë;

3. Leja është dhënë pa pasur një Plan të Detajuar Vendor (PDV).
Për transparencë, po publikojmë edhe lejen e pallatit në fjalë, i cili mban firmën e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha”, citohet në reagimin e Bashkisë.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/05/Leja-e-e-pallatit-te-Diga-e-Liqenit.jpg”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: