Tarifat e administrimit të pallateve, si mirëmbajtja e ashensorëve apo pastrimi shkallëve do të mblidhen me forcë. Qeveria ka planifikuar që këto tarifa të kthehen në tituj ekzekutivë të detyrueshëm, dhe për këtë qëllim ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet ne ligjin për “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”.

Pikërisht aty përcaktohet dhe ndryshimi për çështjen e pagesës së tarifës së administrimit. Detyrimet financiare do të trajtohen si tituj ekzekutive bazuar në nenin 510 të Kodit të Procedurës Civile, i cili përcakton mbledhjen me forcë të detyrimeve deri me përmbarues. Në këtë kuptim titulli ekzekutiv është njësoj si fatura e energjisë elektrike apo e ujit.

Propozuesi i këtij ligji është ministria e financave e cila thotë se ligji sjell koncepte të reja që në ligjin aktual mungojnë. Të tilla janë ato të administrimit të komplekseve rezidenciale me vila, përveç pallateve që tashmë është në funksion.

Sipas Ministrisë së Financave shoqata e ndërtuesve, ka ngritur shqetësimin se janë përballur tashmë me konflikte të pronarëve të banesave individuale, të cilët disponojnë në pronësi të përbashkët elementë që nuk janë të parashikuar në ligjin, siç janë hapësirat e gjelbëruara, ato të rrugëve lidhëse si dhe çdo sistem tjetër për përdorim të përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb