Banorët e Laknasit kanë zhvilluar një protestë përpara Gjykatës së Apelit.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se banorët kundërshtojnë prerjen e pyllit të Laknasit. Banorët kanë mësuar se në zonën e tyre do të priten pyje, do të ndërtohet një lokal që do shërbente mish derri dhe kanë kundërshtuar menjëherë këtë propozim.

Gjykata e Shkallës së Parë ka bllokuar punimet. Gjykatësit kanë parë se pylli nuk është natyral, por artificial, që është bërë për t’i shpëtuar këta banorë nga përmbytjet e lumit Tirana dhe Lana.

Banorja: Shpresojmë që Apeli të marrë vendim të drejtë, siç mori Gjykata e Shkallës së Parë. Ai pyll na mbron. Jemi më shumë se 350 banorë në këtë zonë që rrezikohemi. Të mos na prishin pyllin.

Në Kamëz ka thertore boshe, ta ndërtojnë aty. Kemi të bëjmë me akt korruptiv. Nuk ka term “zall” në asnjë vend. Unë e kam shtëpinë 5 metra larg lumit. Nëse devijohet lumi, ne jemi të mbytur.

Banori: Më 1997, kur u prish gjithë Shqipëria, ne pemët nuk i prishëm. Nëse do shkatërrohet pylli, ne kemi marrë fund. Kemi ardhur për të drejtën tonë këtu dhe kam besim se do të fitojmë.

Kryeplaku: Kemi bërë edhe video. Po të shikoni, Lumi i Tiranës dhe Lumi i Lanës bashkohen e ka pisllëk në atë vend. Imagjino që aty të ketë edhe thertore se çfarë bëhet.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb