Cristian Shpendi me gjasë do të largohet nga Cesena, për të kaluar në radhët e Cremoneses. Për sulmuesin kuqezi, foli së fundmi, trajneri i Cesena, Alessandro Diamanti, në konferencë para Virtus Entella.
“Ai është lojtar i Cesenas dhe ka bërë një javë stërvitore me shumë entuziazëm. Do ta grumbullojmë dhe sigurisht që do të luajë.”
Kur u pyet se kush do ta zëvendësojë Shpendin në rast të largimit të tij, Diamanti u përgjigj:
“Kam besim të plotë te klubi. Nuk dua të flas për merkaton. Kam shumë entuziazëm dhe energji, jam i fokusuar vetëm te skuadra. Cristian ka bërë një javë fantastike dhe edhe ai është gati për të zhvilluar një paraqitje të madhe për Cesena-n.”
