Kampionati për Kukësin nis të premten, me verilindorët që masin forcat në shtëpi me Tiranën. Skuadra e Skënder Gegës shpreson që ta kthejë në festë këtë ditë, duke marrë një fitore.Klubi ka njoftuar në rrjetet sociale se përveç sfidës, do ketë gjithashtu edhe një ceremoni festive.

“Ditën e premte nis zyrtarisht sezoni 2022-2023 dhe ndeshja Kukësi – Tirana e cila luhet në “Kukës Arena”, do të jetë ndeshja e parë sezonale, teksa topin e parë nga mesi i fushës do ta shkelmojë ish-futbollisti i ekipit tonë, Pëllumb Kërxhaliu.

Ish-kapiteni i Kukësit në vitet ’70-’80, Kërxhaliu do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Superiores, teksa edhe FSHF ka planifikuar një ceremoni për fillimin e kampionatit.

Në këtë mënyrë, klubi i Kukësit fton të gjithë fëmijët e moshës 10-14 vjeç, që të jenë të pranishëm në stadium, duke nisur nga ora 14:00. Fëmijët do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse dhe nga Federata, do të ketë dhurata simbolike për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Prandaj, i bëjmë thirrje të gjithë prindërve që ditën e premte, të sjellin fëmijët e tyre në stadium, për të festuar së bashku fillimin e kampionatit” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: