Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë të shtunën për një tjetër ndeshje të rëndësishme, ku përballë do të ketë Finlandën. Interesimi i tifozëve për këtë sfidë që do luhet në Helsinki është i madh. Deri më tani janë shitur mbi 20 mijë bileta, duke paralajmëruar një atmosferë të zjarrtë në stadium.
Kuqezinjtë synojnë të marrin një rezultat pozitiv përballë finlandezëve, ndërsa mbështetja nga tribunat pritet të jetë një faktor i rëndësishëm gjatë 90 minutave. Takimi vlen për Nations League.
