TIRANË- Pak orë para nisjes së ndeshjes së parë të playoff të Champions League, ku Skënderbeu i Korçës do përballet me Dinamon e Zagrebit, raportohet për kthimin në kufi të qindra tifozëve kroatë, të konsideruar si huliganë nga autoritetet.

Në kuadër të masave të rrepta të ndërmarra për ndeshjen, mësohet se këta tifozë duhet të ishin pajisur me një dokument të posaçme nga klubi Dinamo i Zagrebit, të cilin asnjë prej 200 tifozëve nuk e dispononte në momentin e kontrollit në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Mësohet se tifozët ishin organizuar me autobusë, furgona dhe mjete private, por nuk dispononin dokumentet e duhura për të parë ndeshjen e futbollit që do të luhet sot në mbrëmje në Elbasan. Pas konsultave me autoritetet kroate, tifozët u konsideruan nga autoritetet tona si huliganë, duke iu penguar hyrjen në Shqipëri.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: