Trajneri i Parmës, Christian Chivu dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Napolit.

“Napoli po luan për titullin, por edhe ne po luajmë për diçka të rëndësishme. Do të jetë një ndeshje e vështirë si për ta, ashtu edhe për ne. Duhet të dimë të menaxhojmë energjitë fizike dhe mendore.”

“Nuk kemi probleme, kemi zgjidhje. Kjo ka qenë gjithmonë filozofia jonë. Ankesat janë vetëm humbje kohe”.

 

“Napoli është i drejtuar nga një trajner fitues. Ne duhet të jemi gati, të dimë të shfrytëzojmë momentet dhe hapësirat që na jepen”.

Më tej, ai shtoi:

“Gjithmonë hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin. Kërkohet kurajë, vetëbesim dhe sakrificë, gjëra që skuadra i ka treguar në disa momente gjatë sezonit”.

Në lidhje me përgatitjet:

“Kemi pasur një javë normale, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Futbolli është i pabesë ndonjëherë, por besoj se puna paguhet”.

Së fundmi, një mesazh për tifozët në Tardini:

“Shpresojmë t’u japim një gëzim të fundit në shtëpi. Faleminderit për mbështetjen gjatë gjithë sezonit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb