Mislav Karoglan, tekniku i Partizanit dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Teutës.
“Teuta së bashku me Egnatian janë dy nga skuadrat favorite për të fituar titullin. Në këtë situatë do të përpiqemi të përmirësohemi, të jemi më të fokusuar në detaje, në performancën individuale për të qenë një skuadër më e mirë. Në çdo ndeshje gjithmonë pres një rezultat të mirë”, tha trajneri kroat i Partizanit.
Mes të tjerash Karoglan siguroi lojtarët e tij se u besonte plotësisht. “Sigurisht që mund të rikthehemi në pozita më të mira në klasifikim, jam i bindur është vetëm çështje kohe. Kam marrë përgjigje mjaft të mira nga lojtarët. Po aplikojmë metoda të reja edhe pse praktikisht kemi gjysmën e skuadrës të dëmtuar. Nuk dua të krijoj alibi”,
