Real Madrid vuajti jo pak përballë Leipzig, kjo ishte e qartë, nuk mund të fshihet as Carlo Ancelotti, por tekniku italian e merr me sportivitet, në fund ajo që ka rëndësi edhe për të është fakti që ekipi arriti të siguroi një biletë për në fazën çerekfinale:

“Ndeshje e shëmtuar, e luajtur pa intensitet dhe me shumë shqetësim. Luajtëm kundër Leipzig që nuk kishte asgjë për të humbur, vuajtëm, por e rëndësishme është që arritëm në çerekfinale. Që nuk ishte një mbrëmje e bukur kjo ishte e qartë. Do të bëjmë pak autokritik, por pa e ekzagjeruar”, u shpreh Ancelotti duke u ndalur më pas te procesi gjyqësor i ngritur kundër tij në Spanjë për evazion fiskal:

Aa
Aa

“Është një histori e vjetër, në 2015. Prokuroria mendonte se isha rezident në Spanjë, por nuk ishte kështu. E kam paguar prej kohësh gjobën. Tani është avokati që po mendon për një zgjidhje. Të shohim se çfarë do të vendos drejtësia“, sqaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.

Bellingham Lepzig
Bellingham Lepzig

Në të njëjtën linjë me trajnerin Ancelotti ishte dhe Jude Bellingham: “Leipzig është një skuadër e mirë. Duhet të ishim të duruar, të qëndronim në lojë deri në fund. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por kaluam turin, kjo ishte gjëja më e rëndësishme”, theksoi ylli anglez pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb