Prokurori i Gjirokastrës, këshilltar pranë KLP Arian Muçaj kërkon mbrojtje të posaçme. Muçaj i ka drejtuar një kërkesë Komisionit të Posaçëm të mbrojtjes së prokurorëve në KLP ku thotë se ndihet i kërcënuar për vete dhe familjen

“I nderuar zoti Bazaj! Për shkak të ngjarjes së datës 11 mars 2021, në të cilën është vendosur një sasi eksplozivi mbi mjetin tim, ndihem i kërcënuar për vete dhe familjen time. Për këtë arsye kërkoj nga ana juaj miratimin e kërkesës për mbrojtje të posaçme”, shprehet Prokurori Muçaj.

Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme te “Komuna e Parisit”, në Tiranë, ku mjetit tip “Benz” me ngjyrë të zezë të prokurorit iu vu tritol teksa ishte i parkuar në minus dy kate brenda një qendre tregtare. Mjeti pësoi dëme materiale dhe gjithashtu një mjet pranë tij.

Prokurori 50-vjeçar ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe se ky sulm lidhet vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë. Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb