Policia e Kosovës ka bërë me dije se një prokuror ka rënë pre e grabitjes, ku disa persona i kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur portofolin dhe çelësat.

Policia deklaron se në portofol gjendeshin edhe dokumente personale të prokurorit.

Njoftimi i policisë:

VJEDHJE – Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb