Ndihma që Polonia i ka ofruar Ukrainës arrin në 1.6 miliardë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ka njoftuar se vendi i tij ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus, dhe se ndihma ka arritur në 1.6 miliardë dollarë, për mbrojtjen.

“Ukrainasit po luftojnë për ne, për Europën dhe për lirinë. Po luftojnë për paqen në Europë dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm”, ka thënë ai.

Gjithashtu mediat polake raportojnë se paketa e ndihmës ka përfshirë edhe 40 tanke dhe rreth 60 makina të blinduara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: