Lideri i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me lajmin e mirë që BE akordoi një fond prej 50 milionë eurosh për Shqipërinë, për të luftuar COVID-19.

Kryetari i opozitës, shpërndau me mirënjohje mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili njoftoi ndihmën në fjalë, ndërsa theksoi se shqiptarët nuk janë vetëm.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë! ????”, shkruan Basha.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: