Inteligjenca suedeze po e sheh Rusinë si kërcënim ndaj sigurisë së vendit të tyre.

Në një paralajmërim, shërbimi i sigurisë SÄPO vuri në dukje një Rusi më agresive dhe një rritje të ekstremizmit. Alarmi është ngritur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe deklaratat e fundit nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Në deklaratën e shërbimit të sigurisë, Rusia përshkruhet si “kërcënimi i vetëm dhe më i madh për Suedinë”.

“Po ndodh nëpërmjet infiltrimit dhe ndikimit të vendimmarrësve”, tha Susanna Trehörning, nënkryetarja e antiterrorizmit në SÄPO.

Shqetësimet rreth Rusisë dhe aktiviteteve të saj destabilizuese në rajon ishin në qendër të samitit në Poloni të të ashtuquajturave Bukuresht Nëntë-anëtarët më të rinj të NATO-s në krahun lindor të aleancës.

Duke marrë pjesë si pjesë e udhëtimit të tij treditor në Evropë, Presidenti i SHBA Joe Biden ripohoi angazhimin e Amerikës për sigurinë e B-9, anëtarët e të cilit iu bashkuan aleancës ushtarake pasi ishin nën sferën e ndikimit të Moskës gjatë Luftës së Ftohtë.

“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, është absolutisht i qartë. Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s, çdo centimetër të saj”, u tha Biden udhëheqësve të Evropës Lindore të aleancës .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb