Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë. Policia lajmëroi një burrë, se bashkëshortja e tij kishte pësuar aksident dhe makina kishte marrë dëme të mëdha.

Burri i gruas me emrin Ednas, iku menjëherë për në autostradën në Saltillo, vend në të cilën kishte ndodhur aksidenti. Por pikërisht sapo arriti atje mësoi lajmin tronditës për të. Ai pa, se bashkëshortja ndodhej në makinë me një tjetër burrë, i cili dyshohet se ishte i dashuri i saj.

Madje ajo, për të fshehur të vërtetëm i kishte thënë policisë së gjatë aksidentit ndodhej e vetme në makinë, në mënyrë që të mbronte të dashurin e quajtur Raul. Policia menjëherë bëri arrestimin e këtij të fundit, pasi makina që u aksidentua, në pronësi të tij, ishte pa targa.

Ndërsa Enda, u konfliktua ashpër me të shoqin, kur ky i fundit mësoi se ajo e kishte tradhtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb