Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri. Një situatë alarmante është paraqitur paraditen e sotme, ku salla operacionale e zjarrfikëses ka marrë një telefonat, rreth orës 11:00 për një zjarr që po përparonte me shpejtësi, në fushën e grumbullimit të mbeturinave.

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjet zjarrfikës si dhe disa efektivë të cilët prej 60 minutash kanë luftuar me flakët.

Si rrjedhojë e lajmërimit në kohë dhe reagimit të shpejtë, zjarri është shuar, teksa situata tashmë është vendosur nën kontroll. Rreziku ka qenë tepër i lartë për shkak se flakët mund të përparonin dhe situata të kthehej në problematike si disa ditë më parë. Zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, teksa në vendngjarje edhe policia e Vlorës e cila po punon për identifikimin e autorëve të vendosjes së këtij zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: