Ka reaguar deputetja demokrate Jorida Tabaku, pasi SHBA sanksionoi Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit. Tabaku tha se me këtë deklaratë u sanksionua vjedhja e zgjedhjeve dhe se kur të shpallet non-grata grupi i strukturuar kriminal i Inceneratorëvve, do të ketë festë.

“Unë besoj që duhet të fokusohemi të lajmi i mirë që u sanskionua vjedhja e zgjedhjeve. Një pjesë i dedikohet vjedhjes së zgjedhjeve në Tiranë dhe Elbasan që do të thotë se ka pasur masakër zgjedhore.

Gjëja e dytë është kur grupi i strukturuar kriminal i Inceneatorëve të shpallet non grata, do të ketë festë”, u shpreh Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb