Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sot një rast që sipas tij një biznesmen shqiptar është kërcënuar nga McGonigal dhe dy shqiptarët, Agron Neza dhe Dorian Duçka duke i kërkuar miliona euro për të hequr emrin e tij nga ‘lista e zezë’ e non-gratave.

Sipas Berishës, bëhet fjalë për biznesmenin Ylli Ndroqi.

“Një takimin tonë para një jave, ju informova se ekipi McGonigal, tradhtari i kombit amerikane, mafiozët Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga një lokal e hotel, duke bërë gjahun e biznesmenëve për t’i rrjepur dhe për t’ju zhvatur atyre mln euro. Jam këtu sot për t’u deklaruar shqiptarëve se njëri nga këta biznesmen, të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022 mln për ta hequr nga lista e zezë, është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv Ora News, Ylli Ndroqi. Duçka, kriminel, dhe të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi miliona, por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve, që t’ua paguaj atë, është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve. Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur. Këtë denoncim Ylli Ndroqi e ka bërë dhe pranë autoriteteve amerikane. Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai, janë dëshmitarë të skenave të shëmtuara se këta çakej iu merrnin dhe kërcënonin biznesmenë të tjerë, në prani të Taulant Ballës.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb