FIER

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi emërohet kryetar i degës lokale të PS në Fier, raporton për BalkanWeb gazetari Ervis Kuçi.

7 muaj para zgjedhjeve, Koçi merr këtë detyrë duke zëvendësuar Xhevit Bushin dhe Adelina Ristën.

Petro Koçi ka lindur në Vlorë por është rritur dhe arsimuar në Fier teksa më parë ka qenë në PS, deri në 2009 kur krijoi partinë “Partia Socialiste e Vërtetë 91”.

Ai u ribashkua me PS teksa nga 2014 mban postin e zv.ministrit të Mbrojtjes, është zgjedhur dy herë Sekretar Organizativ dhe tashmë kryetar i PS në Fier.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb