SARANDË

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë Gerald Toska. Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se Toska zëvendëson në këtë detyre Oltion Agollin.

Ky i fundit i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Sarandës prej janarit të këtij viti është emëruar specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryekomisar Gerald Toska vjen pas një karriere prej 18 vitesh në strukturat e hetimit të krimit. Detyra e fundit drejtuese ka qenë Shef Komisariati i Policisë Mallakastër. Ndërkohë, ndryshime ka pasur edhe në komisariatin e Krujës dhe në Shkodër. Kreshnik Alimadhi emërohet shef i komisariatit Krujë duke zëvendësuar Elton Shahinin ndërsa në Shkodër zv.drejtor për krimin është emëruar Saimir Duro. Këto ditë pritën lëvizje të shumta në nivel komisariatesh dhe pozicionesh drejtuese në policinë e shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb