Ndryshime në Policinë e Shtetit.

BalkanWeb mëson se shef i Komisariatit nr.2 është emëruar Loard Sallaku i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë. Ndërkohë, në Shkodër, shef komisariati është emëruar Idriz Daulle. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në drejtorinë Tiranë.

Po ashtu raportohet se Kreshnik Alimadhi është emëruar shef komisariati në Devoll.

Alimadhi zëvendëson Besim Palamanin, i cili po hetohet për shpërdorim detyre dhe është pezulluar. Nga ana tjetër Oltion Agolli, me detyrë shef komisariati në Pogradec është emëruar në Sarandë.

Ndërkohë, Klondian Kondi ka zënë vendin e tij në Pogradec.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb