Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka treguar detaje nga atentati ku u ekzekutua ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.

Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”, -pohoi shefi i komisariatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb