Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka shprehur pakënaqësinë e tij për ndryshimet e fundit të FIFA.

“Disa liga që nuk janë konsultuar për asnjë nga ndryshimet e paraqitura, veçanërisht për kompeticionin e ri vjetor për klube, për të cilat nuk ishim plotësisht në dijeni.

Këto vendime nuk marrin parasysh ndikimin konkurrues, sportiv dhe ekonomik në ligat kombëtare, klubet dhe lojtarët, duke plotësuar më shumë se një orar tashmë të mbingarkuar. FIFA merr parasysh vetëm një grup të vogël klubesh dhe lojtarësh, ndërkohë që në ekosistemin e futbollit profesionist ka shumë liga profesionale, mijëra klube dhe lojtarë që nuk marrin pjesë në garat ndërkombëtare, por janë të interesuara për to” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: