Papa Francesku u shpreh se ndryshimet klimaterike përbëjnë një sfidë me proporcione epokale dhe se bota duhet të përdorë energji të pastër.
“Qytetërimi ka nevojë për energji, por përdorimi i energjisë nuk duhet të shkatërrojë qytetërimin”, deklaroi Papa gjatë një takimi me drejtues të kompanive energjetike si ExxonMobil, BP, Royal Dutch Shell etj. Sipas Papa Franceskut shoqëria moderne ka nevojë për burime kolosale energjie, por kjo energji duhet të jetë e pastër dhe njerëzimi duhet të reduktojë sa më shumë përdorimin e karburanteve fosile.
“Dëshira jonë për siguruar energji për të gjithë nuk duhet të sjellë efektet e padëshiruara të një spiraleje ndryshimesh ekstreme klimaterike për shkak të rritjes katastrofike të temperaturave globale, ambientit më të ashpër dhe rritjes së varfërisë”, vijoi kreu i Vatikanit. Megjithatë, liderët e kompanive që Papa takoi thanë se konsumimi i naftës në botë do të rritet, pasi energjia e pastër nuk plotëson dot kërkesën.
Në rastin e ndryshimeve klimaterike, Papa Francesku shpesh ka deklaruar se njerëzimi duhet të dëgjojë shkencën, megjithëse kjo e fundit nuk shkon mirë me doktrinën e kishës.(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb