Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Prime News24” komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Gjokutaj theksoi se Kodi i ri i Procedurës Penale bëhet, që të shpëtohen nga burgu zyrtarët e korruptuar.
Sipas tij, kryeministri librin e Kodit Penal thjesht e ka lyer me jeshile dhe e paraqet si Kod të Ri.
Avokati Genc Gjokutaj: Ndryshimet lindin nga vetë sistemi zakonisht. Veç këtu ndryshimet vijnë nga kryeministri.
Rama e ka lyer me jeshile librin dhe thotë se është Kod i Ri. Ka dhe budallallëqe këtu. Thuhet se dëshmitari duhet të marrë avokat. Kjo është ta intimidosh, sepse në çdo vend të botës, kush merr avokat mund të hyjë në burg. Ai që ka bërë ndryshimet nuk është jurist.
Këta nuk e kuptojnë se çfarë ëështë procedimi penal. Sot 90 përqind e procesit është telefoni dhe godet pikërisht këtë. Me ndryshimet, zyrtarët e lartë duan që t’i shpëtojnë burgut.
