Opozita parlamentare ka shprehur hapur kundërshtimin për dy nismat “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

Myslim Murrizi thotë se në 30 vite burrat e gratë e Kuvendit në 30 vite nuk patën guxim që të ndahen nga e shkuara.

Ai thotë se dy projekt-rezoluta të BE për të dënuar krimet e komunizmit Kuvendi i ka refuzuar. Për Murrizin kjo ndodh sepse ka ende komunistë në Kuvend dhe nëpër parti, dhe sa herë lëkunden mbajnë njëri-tjetrin.

”Nuk ka hipokrizi më të madhe në 30 vite, që kurrë s’patën këllqe këta burra e gra të ndahen nga e shkuara. Jo vetëm ne, por edhe më parë kanë guxuar. Por komunistët që kanë qeverisur në 30 vite e kanë dreqin në bark, ju dridhen leqet për të kaluarën e pistë.
Kanë raportuar brenda familjes. S’ka hipokrizi më të madhe, që dy rezoluta ’96 dhe 2006, të dënojë krimet e komunizmit, dhe komunistët e kësaj salle nuk kanë guxuar.

Sollëm një ligj, që të ndalohej dërdëllisja dhe ardhja këtu e komunistëve. është rrëzuar e më parë, sepse spiunët e komunizmit kanë karamelen në fyt, dhe mbajnë njëri-tjetrin si peshore. Sa herë lëkundet bara e një krahu, mbahet nga ana tjetër.
çfarë ka për të fshehur. Ka epope, e trima imagjinarë që presin plumbat në dorë, pse s’tregoni saktë numrin e atyre të rënëve, pse thoni 28 mijë të rënë kur kishit vetëm 20 mijë partizanë gjithsej. Thoni realitetin. Çfarë ju tremb. pse s’i hapni letrat. Një autoritet dosjesh që nuk guxon kush, falas e ka, të pyesë për të kaluarën e tij.
Jane 1415 burra që janë ulur në këtë sallë nga rënia e komunizmit, disa ulen si struci, disa triumfojnë me letra fallco. Të tjerë thonë që e kanë kaluar filtrin.
Histori e errët për një vend 108 vjet shtet, çfarë mëkatesh keni e çfarë ju mban peng. Ju formalisht, pjesa dërrmuese, deputetë prej 31 marsit s’di të keni shkrep dyfek në luftë.
Shoh që disa vetëquhen veteranë, edhe pse kanë lindur kur lufta kishte 25 vite që ka mbaruar. E dinë që veteran quhesh se ke pasur babain komunist. ë dihet edhe çfarë është bërë më 39-45.”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb