Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie.

Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:30,për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 20:00,ndëkohë që vijojnë të jenë të hapura në qytet vetëm shërbimet “delivery”. Në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore, që janë duke patrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës, ndërkohë që të shumtë janë edhe efektivët civilë që po patrullojnë çdo lagje të Beratit.

Përveç efektivëve të policisë, në rrugë qarkullojnë vetëm punonjësit e shërbimeve spitalore dhe autoambulancat. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre, duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: