Bashakshehiri i Sokol Çikalleshit vazhdon kryesimin në Super Ligën turke. Ditën e sotme skuadra nga Stambolli ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-0 Trabzonsporin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 të kampionatit. Goli u shënua nga Edin Visça në minutën e 63-të. Pas këtij takimi, Bashakshehiri u ngjit në kuotën e 35 pikëve duke mbetur në vendin e parë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Çikalleshi, ishte i grumbulluar nga trajneri Abdullah Avxhë dhe e ndoqi të gjithë takimin nga stoli. Mesa duket, situata e futbollistit nga Kavaja ka ndryshuar pasi ka filluar të grumbullohet rregullisht në ndeshjet e kampionatit, ndërkohë që më parë ato i ndiqte nga tribuna.
Ndërkohë në Itali, Empoli i Frederik Veselit ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-0 Kaljarin. Me këtë fitore, skuadra e futbollistit shqiptar shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e 17, momentalisht e shkëputur me 5 pikë nga Krotone, e cila renditet e 18-a, një pozicion që të rrëzon në Serinë B. Veseli vazhdon të jetë i dëmtuar ndaj nuk ishte i pranishëm në këtë ndeshje.panoramasport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: