I pushtuar nga “ethet” e botërorit, Tite, trajneri i Brazilianit, e ka të vështirë ta bëj gjumin e qetë, për më tepër tani kur i duhet të bëj publike listën me lojtarët e grumbulluar për në Katar:

“Ankthi më shoqëron çdo natë, më del gjumi në orën 4. Bashkëshortja ime është mësuar tashmë, kur stresohem e çohem nga krevati më thotë që të qetësohem. Ajo më thotë që të flejë më shumë, por stresi i listës më bën nervoz. Ata janë atletë, por në radhë të parë janë njerëz, janë prindër, dhe ana njerëzore duhet respektuar gjithnjë”, u shpreh Tite i cili ka deklaruar se pas Botërorit të Katarit do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses së Brazilit, në fakt duhej ta kishte bërë këtë kohë më parë, pasi u eliminua në çerekfinalet e Botërorit në 2018:

“E diskutova këtë në familje, të qëndroja edhe për 4 vite të tjera më dukej një përjetësi, por më pas ndryshova ide”. Tite ka marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit në 2016, në 76 ndeshje në total ka arritur 57 fitore, 18 barazime dhe 5 humbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: