INDONEZI

Mjaftoi një fjalë që dikush në traget ishte i infektuar me koronavirus që pasagjerët t’i kapte paniku. Kështu ka ndodhur me pasagjerët e një trageti që po ankorohej në Maumere të Indonezisë, pas shpërndarjes së një thashethemi se në bord kishte persona të infektuar me koronavirus.

Menjëherë shumë prej tyre, të përfshirë nga frika dhe paniku morën vendimin të hidhen nga trageti në ujë, duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga kjo ndodhi edhe vendi ku do të ankorohej trageti me 255 persona në bord ishte pranë.

Pasagjerët ia arritën të dalin në breg dhe autoritetet vendosën bllokimin e mjetit lundrues dhe kontrolluan të gjithë personat e tjerë në bord për raste me koronavirus. Pas kësaj ata u vendosën në karantinë dhe po kontrollohen nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: