Teksa ende vendi ynë përballet me pandeminë e koronavirusit, epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka rikujtuar qytetarët disa këshilla se kur ata duhet ta bëjnë dozën e tretë të vaksinës.

Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij zyrtare të dhënat e fundit shkencore në lidhje me marrjen apo jo të kësaj doze.

MESAZHI I ALIMEHMETIT
❗ “Nuk të jepet kurrë një shans i dytë për të dhënë përshtypjen e parë.”
Cit.: Ëill Rogers
? Miqtë, më poshtë do të hedhim pak dritë mbi disa prej pyetjeve tuaja mbi dozën e tretë të vaksinës.
? Së pari, nëse e ke kaluar sëmundjen përpara apo pas dy dozave të vaksinës, nuk ka nevojë për dozë të tretë. (e kemi shtjelluar gjerë e gjatë sa i fortë dhe i qëndrueshëm është imuniteti natyror)
? Së dyti, një numër shumë i vogël personash që e kanë kaluar (p.sh. me transplante apo sëmundje të rënda imunitare) mund të kenë nevojë të bëjnë gjithsesi dozën e tretë pasi sistemi i tyre imunitar është i dobët.
? Së treti, doza e tretë duket se është e rëndësishme për t’u bërë në moshat më të mëdha (le të themi >55 vjeç), ndërsa te moshat më të reja vetëm nëse janë persona të sëmurë apo që dëshirojnë ta bëjnë për arsyet e tyre personale.
? Së katërti, vaksina që duhet përdorur për dozë të tretë, nëse nevojitet, është Pfizer (ose Moderna atje ku është e disponueshme)
?? Pyetja më lokale në Shqipëri është:
❓ Nëse jam vaksinuar me CoronaVac (dy doza), çfarë duhet të bëj për dozën e tretë?
❗ Që ditët e para, përshtypja e parë ishte e qartë:
? “CoronaVac kishte njëkohësisht edhe efikasitetin më të ulët edhe efektet anësore më të pakëta në krahasim me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca”
?? Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi një efikasitet 51% kur i dha autorizimin e emergjencës, por gjithashtu OBSH-ja na la dopio gjashtën në dorë për moshat >60 vjeç, duke deklaruar se:
? “…OBSH u ka rekomanduar shteteve që përdorin CoronaVac që të bëjnë vlerësimet e tyre në moshat më të mëdha, për shkak se të dhënat e disponueshme vlerësoheshin të pamjaftueshme”.
?? Një artikull me peshë madhore u botua nga institucionet e Qipros Veriore (e njohur si Qipro turke) në Lancet Microbe më datë 09 Shkurt 2022.
?? Siç e dimë, Shqipëria e ka strategjinë e vaksinimit shumë të ngjashme me Turqinë dhe, rrjedhimisht, me Qipron Veriore. Për këtë arsye ky artikull na vërteton qartë atë çka kishim vlerësuar më parë.
?? Studiuesit kanë hulumtuar përgjigjen e antitrupave të dhënë nga Pfizer, AstraZeneca dhe CoronaVac pas dy dozave të para dhe pas dozën së tretë Pfizer apo CoronaVac.
✅ Rezultatet ishin krejt të pritshme.
? Edhe pse grupi i vaksinuar me Pfizer ishte më i moshuar dhe me më shumë meshkuj se sa grupi me CoronaVac (Tabela 1), niveli më i lartë i antitrupave u arrit nga:
? Pfizer, i ndjekur nga
? AstraZeneca, dhe në fund
? CoronaVac.
? Pas 3 muajve nga doza e dytë:
? 100% e të vaksinuarve me Pfizer kishin antitrupa (seropozitivë);
? 90% e të vaksinuarve me AstraZeneca kishin antitrupa (seropozitivë);
? 60% e të vaksinuarve me CoronaVac kishin antitrupa (seropozitivë).
? Te të vaksinuarit me dy doza CoronaVac, në krahasim me nivelin e antitrupave 1 muaj pas dozës së dytë, vaksinimi me dozën e tretë pas 6 muajve prodhoi:
? rritje 7.9 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte Pfizer, dhe
? rritje 2.8 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte sërish CoronaVac.
? Autorët dalin në përfundimin që kemi të qartë prej kohësh:
? Duke marrë parasysh nivelin e ulët të antitrupave dhe rënien e shpejtë të tyre në grupin e individëve mbi 60 vjeç të vaksinuar me CoronaVac, për të mbajtur një përgjigje më të gjatë të antitrupave në këtë grupmoshë, duhet marrë në konsideratë përdorimi i vaksinave më të fuqishme qoftë si vaksinim fillestar, qoftë si dozë përforcuese.
? Shënim:
‼ Studimi është i financuar nga popullata, pasi gjërat nuk bien nga qielli (croëdfunded)!
Prof. Asc. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: