Derbi është gjithmonë një ndeshje e luftuar. Takim i tillë pritet të jetë ai mes Partizanit dhe Tiranës në orën 18.00, sfidë kjo e vlefshme për kampionatin. Të dyja skuadrat kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, jo vetëm për të shtuar pikët në klasifikim, por edhe për moral. Trajneri i njohur, Agim Canaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku foli për derbin e kryeqytetit dhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

Nga Kombëtarja në derbin e kryeqytetit, duket sikur vetëm kjo sfidë mund të sjell emocione të forta në “Air Albania”. Të vjen keq që nuk ke drejtuar asnjëherë një prej këtyre ekipeve?

Normalisht, unë kam drejtuar Dinamon dhe Vllazninë në nivele të larta. Kam qenë në shumë derbe, por këto ndeshje vijnë pas një seri fitoresh të kombëtares. Derbi është pasqyrë e futbollit shqiptar. Ky derbi është i veçantë pasi luhet pa trajnerët që kanë punuar te këto skuadra.

Profesor, dua një koment personal në lidhje me skemën e re që aplikohet këtë sezon. Si të duket kjo zgjedhje, kjo formulë?

Mendova se ishte diçka e studiuar. Ndryshimet më sollën disa gjëra jo shumë të pëlqyeshme. Janë disa gjëra që duhet të mendosh më shumë për futbollin. Është hera e parë dhe nuk mund të japim një mendim.

Canaj, ishte i drejtë vendimi që ky derbi u shty për t’u zhvilluar pas Kombëtares, për të pasur sa më shumë tifozë në stadium?

Kanë bërë mirë që është shtyrë. Mendoj se është një klimë e bukur. Ajo klimë e kombëtares, të persëritet edhe sot. Të dyja skuadrat të përkrahin skuadrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo është përballja e 200 ndërmjet dy klubeve, çfarë sfidë pret sot profesor?

Ne e dijmë çfarë prodhon një ndeshje derbi. Derbi nuk varet nga trajnerët, por nga lojtarët. Gjithë lojtarët janë të motivuar. Gjithashtu, shtyerja solli një problem, për shembull u largua trajneri Shehi.

Dua të diskutoj me ju disa çështje që kanë bërë zhurmë këtë periudhë. Partizani shiti trajnerin Zekic, hera e parë që ndodhë, ndërsa i beson stolin në një sfidë derbi drejtorit sportiv. Të duket normale?

Nuk do e quaja të çuditshme, edhe pse nuk është normale.

Sa ndikojnë lëvizje të tillë, te lojtarët, a do ta vuajë Partizani mungesën e një trajneri në këtë derbi…

Derbi mund të vendoset nga gjëra të çastit. Pozitive ishte ndërprerja e kampionatit. Abilaliaj ka qenë lojtar i mirë, por puna e trajnerit është diçka tjetër. Vështirësia do jetë, Partizani ka grup solid.

Te Tirana profesor, e kishin një trajner, por e pezulluan. Më saktë kanë dy trajnerë, një të pezulluar dhe një në pankinë, Ahmatajn. Si i ke parë këto lëvizje te Tirana?

Në kohën që Tirana ka marrë kampionatet me Shehin, ka ditur në çdo humbje ta kthejë në qetësi. Më duket i çuditshëm vendimi i pezullimit. Mbase ka diçka, mbase ka strategji.

Në këtë duelin në pankinë, me këto lëvizje, kush doli më i dobët, Partizani apo Tirana?

Janë të njëjtë. Asnjë skuadër nuk ka anën pozitive të trajnerit që e njeh më mirë. Nëse Tirana kalon sot derbin, do ishte diçka e mirë për Ahmataj. Nëse fiton Partizani, Abilaliaj vazhdon punën.

Si i kemi parë dy ekipet e kryeqytetit këtë sezon profesor, nëse do t’i vendosnim në një peshorë, cili peshon më shumë, cili qëndron më lart?

Tirana u duk kompakte, ndërsa Partizani shënonte dhe pësonte shumë. Janë skuadra që nuk janë stabilizuar. Gjithmonë, këto ngarkesat sjellin luhatje. Mendoj se sot do ta zgjdihin individualitet.

Sa përcaktues mund të jetë ky derbi, kujt i shërben me shumë, ke sheh të avantazhuar mbrëmjen e sotme?

Tirana është më e avantazhuar. Partizani ka ekuilibër, por është i mbajtur peng nga 2-3 lojtarët, të cilët nëse do jenë në formë, këta bëjnë edhe diferencën.

Canaj, e prisje një Kombëtare të tillë, a është ky rasti perfekt për të kuptuar fuqinë e trajnerit?

Sylvinho është pikënisja. Askush nuk besoi te ai. Të bën përshtypje fakti se brenda një periudhe të shkurtër transformoi ekipin. Unë do ta ndaja në dy gjëra. E para, të gjithë u befasuam sesi me Poloninë ishte titullar Asani. Një pozicionim ndryshe. Më përpara ky teknik ka punuar me Mancinin, pra ka marrë nga shkolla italiane. Unë i jap një meritë shumë të madhe, pasi ky ekip këtu ka qenë. Është shumë gjë e madhe kur shikoj futbollistat që falenderojnë trajnerin për minutat.

Në sytë tuaj, cili është gjëja më e rëndësishme që ka ndryshuar Sylvinho? Çfarë po e bën diferencën tani?

Po. Edhe teknikët këtë po shohin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të shënojmë kaq shumë e të pësojmë kaq pak. Ka ditur që të vendosë diktatin. Pra, është një grup solid. Nuk dominojmë në lojë me përqindje, por me shpejtësi veprimi.

Cili është lojtari që të ka surprizuar më shumë, nëse do të vendosja notat profesor, kush janë tre lojtarët më notën më të lartë?

Bajrami, Asllani dhe Asani. Kemi shumë lojtarë në Serie A, ne duhet të insistojmë. Trajneri ka ditur të implementojë një lojë të mirë.

Shohim një ekip me shifra perfekte, sulmi më i mirë, mbrojtja më e mirë, a është kjo nisja e një cikli të ri, a është ky ekipi dhe filozofia e së ardhmes?

Kemi një cilësi lojtarësh të mirë. Këtu është injektuar një profesionalizëm i madh i trajnerit. Ka rëndësi fakti që këta lojtarë kanë ditur të zbatojnë udhëzimet e trajnerit. Ky është cikël i ri.

Canaj, a mundet të bëjë surprizën Shqipëria në Evropian, a mund të bëjmë më mirë në raport me Euro2016?

Kemi lojtarë që nuk kanë ardhur ende nga dëmtimi. Brojën do e donin të gjithë, kemi Kumbullën që bën diferencën në mbrojtje. Çuni më ka bërë përshtypje, kemi Laçin që shënoi golin. Broja mund të bëjë diferencën. Në Euro 2024 mund të të bien Italia, Spanja, e do duhet tjetër marsh.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb