Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që synon garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, në një periudhë tensionesh të larta me Iranin.

Sipas raportimit të Al Jazeera, SHBA po ndërton një strukturë të re të quajtur “Skema për Lirinë e Lundrimit”, e cila synon të mbrojë një nga nyjet më strategjike të transportit detar global.

Nisma pritet të menaxhohet në bashkëpunim mes Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Komandës Qendrore Amerikane, duke u fokusuar në shkëmbimin e informacionit, koordinimin diplomatik dhe zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Raporti thekson se kjo lëvizje tregon se Uashingtoni mund të mos jetë në gjendje të sigurojë i vetëm stabilitetin e ngushticës, në një kohë kur tensionet janë rritur jo vetëm me Iranin, por edhe me disa aleatë të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb