ITALI

Shumë pranë është rikthimi i Massimiliano Allegrit tek Juventusi. Italiani duket se do të rikthehet tek bardhezintjë pas 2 vitesh pushim, dhe pikërisht e nis aty ku e la.

Ndërkohë nga mediat italiane mësohet se Pirlo mund të shkojë tek Sassuolo.

Më parë përflitej se Zidane i cili sot ka dhënë dorëheqjen nga Real Madrid mund të merrte drejtimin e Juventusit dhe Allegri ta zëvendësonte tek Real Madrid. Duket se merkato e trajnerëve po qartësohet dita-ditës ndërkohë që vetëm dje dha dorëheqjen trajneri i Interit, Antonio Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb